QSA shtron "Iftarin e Solidaritetit" (foto)
Lokale

QSA shtron "Iftarin e Solidaritetit" (foto)

20.Jul.2014 02:27
0
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) në Preshevë, organizoi "Iftarin e Solidaritetit", aktivitetin tradicional për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në prani të rreth dyqind mysafirëve - përfaqësues të grupeve të ndryshme qëllimore të QSA-së, duke filluar nga aktivistët e QSA-së, bashkëpunëtorët, donatorët, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushteteve lokale të komunave Preshevë dhe Bujanoc, përfitues, studentë, mysafirë eminent të Qendrave universitare të regjionit, bashkatdhetarë, përfaqësues të mediave lokale etj, të shtunën (19 korrik) QSA organizoi evenimentin e saj tradicional.

“Angazhimi i përbashkët në realizimin e projekteve në terren, ku përkrahen shtresat në nevojë të shoqërisë sonë gjatë një viti të plotë, detyrimisht n’a obligon të takohemi bashkërisht. Për këtë QSA ka zgjedhur kohën më të përshtatshme, muajin e mëshirës dhe solidaritetit, ditët më të vlefshme të këtij muaji dhe momentin kulminant kur Zoti i Gjithësisë i vështron me kënaqësi robërit e Tij, pra kohën e iftarit, ku besimtarët me modesti përfundojnë agjërimin e ditës që e lamë pas”, thuhet në kumtesën e QSA-së, transmeton Titulli.

Në “Iftarin e Solidaritetit”, hapjen e programit e bëri  Muzafer Ramadani me disa pjesë nga Kur’ani Famëlartë, për të pasuar fjala përshëndetëse e kryetarit të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit dr. Lejlan Sadiku.

Sadiku vlerësoi lartë kontributin e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, si dhe rolin e solidarizimit me shtresat në nevojë.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Kuvendit Komunal në Preshevë dr.Ramiz Latifi. Ai falënderoi për kontributin e çdo njërit dhe QSA-së për angazhimin dhe ftesën për këtë iftar.

Nënkryetari i QSA-së Jetmir Selmani me këtë rast përcolli disa këshilla mbi solidaritetin, bazuar në inicialet Q.S.A., duke eksploruar shembuj dhe ngjarje të ndryshme nga historia profetike.

“QSA mbetet me shpresë që të pranishmit të kenë kaluar mirë iftarin e solidaritetit, me shpresë që ky iftar të reflektojë në të ardhmen si urë bashkëpunimi në realizimin e ideve dhe qëllimeve tona të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të jetës së njerëzve në nevojë në Luginë të Preshevës dhe më gjerë”.

QSA planifikon që Iftare të tilla të organizohen edhe në të ardhmen, ku si emërues i përbashkët i të gjithëve do të jetë solidarizimi në aktivitete të përbashkëta, duke ia ruajtur karakterin tradicional këtij evenimenti në këtë muaj të bekuar të Ramazanit./Titulli.com/

Kolona e tollovi edhe në kufirin Preshevë-Tabanoc (foto)
Rreth 4.800 të papunë në Bujanoc, kafiteritë vendi për të kaluar kohën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration